Shqip - Suretu Et Tekathur - Kurani Fisnik

Kurani Fisnik » Shqip » Suretu Et Tekathur

Choose the reader


Shqip

Suretu Et Tekathur - Vargjet Numri 8
أَلْهَاكُمُ التَّكَاثُرُ ( 1 ) Et Tekathur - Ayaa 1
Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurirë, të fëmijve, të pozitës)!
حَتَّىٰ زُرْتُمُ الْمَقَابِرَ ( 2 ) Et Tekathur - Ayaa 2
Derisa të mos vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni).
كَلَّا سَوْفَ تَعْلَمُونَ ( 3 ) Et Tekathur - Ayaa 3
Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë!
ثُمَّ كَلَّا سَوْفَ تَعْلَمُونَ ( 4 ) Et Tekathur - Ayaa 4
Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni!
كَلَّا لَوْ تَعْلَمُونَ عِلْمَ الْيَقِينِ ( 5 ) Et Tekathur - Ayaa 5
Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu).
لَتَرَوُنَّ الْجَحِيمَ ( 6 ) Et Tekathur - Ayaa 6
Ju pa tjetër do ta shihni Xhehennemin.
ثُمَّ لَتَرَوُنَّهَا عَيْنَ الْيَقِينِ ( 7 ) Et Tekathur - Ayaa 7
Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht.
ثُمَّ لَتُسْأَلُنَّ يَوْمَئِذٍ عَنِ النَّعِيمِ ( 8 ) Et Tekathur - Ayaa 8
Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjas).

Random Books

  • Kur'an – iKur’an-i: Është përkthim i domethënieve të Kuranit Fisnik në shqip nga një grup përkthyesish pranë shtëpisë botuese Darus Selam. Është i vetmi përkthim deri më tani që është kryer në grup dhe shquhet për nga kujdesi që ajetet që kanë të bëjnë me akiden - besimin të përkthehen në dritën e besimit të pastër Islam – Besimit të Ehli Sunetit.

    Rishikim : Një grup recenzuesish

    Përkthim : Një Grup përkthyesish

    Source : http://www.islamhouse.com/p/332473

    Download :Kur'an – iKur'an – i

  • Shtyllat e besimitKy është një libër që flet për kushtet e imanit – besimit duke argumentuar secilën nga ato me argumente të shumta. Libri është botim i Univeristetit Islamik të Medinës i cili mëton të prezantojë kushtet e imanit me një metodë të lehtë dhe sistematizuar mirë.

    Autor : Dekanati për Hulumtime Shkencore pranë Universitetit Islamik të Medinës

    Rishikim : Enes Goga

    Botuesi : Uebfaqja e Universitetit Islamik në Medinën e Ndritshme

    Source : http://www.islamhouse.com/p/226

    Download :Shtyllat e besimitShtyllat e besimit

  • Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi SheriatiShejhu (Allahu e mëshiroftë) e përshkruan librin e tij me fjalët: “Prej mirësive të sheriatit të Allahut xh.sh. është përkujdesja ndaj drejtësisë duke ia kushtuar një rëndësi të veçantë ... Drejtësia është dhënia çdo kujt hakun që i takon, duke mos e tepruar në të e as pakësuar. Ne me ndihmën e Zotit xh.sh. do të mundohemi që të sqarojmë diç për të drejtat gjegjësisht obligimet më kryesore të cilat i ka njeriu ndaj të tjerëve” E këto të drejta janë si vijon: 1. Obligimet ndaj Allahut të madhëruar. 2. Obligimet ndaj të Dërguarit të Zotit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) 3. Obligimet ndaj prindërve. 4. Obligimet ndaj fëmijëve. 5. Obligimet ndaj të afërmve. 6. Obligimi i bashkëshortëve ndaj njëri- tjetrit. 7. Obligimi ndaj fqinjit. 8. Obligimi ndaj muslimanëve – në përgjithësi.

    Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin

    Përkthim : Dr. Shefqet Krasniqi

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314463

    Download :Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi Sheriati

  • Bëhu Musliman ProduktivKy libër është përmbledhje e 2 viteve të mendimeve produktive, ideve dhe këshillave. I përpiluar nga një mori artikujsh të zgjedhur dhe me një dizajn shumë tërheqës, ka përmbledhur rregulla dhe udhëzime të ndryshme të cilat ia mundësojnë muslimanit të jetë produktiv dhe dobiprurës në jetën e tij.

    Botuesi : Uebfaqja 'Muslimani Produktiv' - http://www.productivemuslim.com

    Source : http://www.islamhouse.com/p/354812

    Download :Bëhu Musliman Produktiv

  • Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësKy libërth flet për vlerën e ditës së Xhuma dhe veçoritë me të cilat Allahu i lartësuar e ka dalluar nga ditët e tjera. Gjithashtu flet edhe për shumë dispozita që kanë të bëjnë me ditën e Xhuma në përgjithësi dhe me namazin e xhumasë në veçanti.

    Autor : Salih El Kurdi

    Përkthim : Selim Sulejmani

    Source : http://www.islamhouse.com/p/329572

    Download :Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës