Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Libri i Teuhidit
Libri i Teuhidit
Është e ditur se shkenca për akiden islame është shkenca bazë e cila meriton të përkujdesemi për ta mësuar dhe për t’ua mësuar të tjerëve dhe prej saj varet pranimi i veprave dhe saktësia e tyre. Sidomos kur ne jetojmë kur janë shtuar grupet e devijuara si: Rryma e ateizmit, rryma e sufizmit dhe dervishizmit, rryma e idhujtarisë bashkëkohore – adhurimit të varrezave, rryma e risive të cilat janë në kundërshtim me traditën profetike dhe që tërë këto rryma janë të rrezikshme po që se muslimani nuk është i armatosur me dijen e akides së vërtetë e cila mbështetet në Librin e Allahut dhe Synetin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). ky libër është shkruar në lëmin e akides dhe autori është kujdesur të jetë i shkurtër dhe i qartë. Shejhu e ka mbështetur librin e tij në burime të shumta të dijetarëve e sidomos në librat e Shejhul Islam Ibn tejmijes, Ibn Kajjimit, Muhamed b. Abdul Vehabit dhe dijetarë që i përkasin kësaj thirrjeje të begatshme.Botuesi : Ministria e Punëve Islame, Vakëfit, Daves dhe Udhëzimit
Source : http://www.islamhouse.com/p/314452
Random Books
- Ramazani muaji i AllahutArtikuj të shumtë, udhëzime të ndryshme, përfshirje e suksesshme e një sërë tematikash që lidhen me Ramazanin dhe agjërimin e tij. Ky libër i përzgjedhur ju mundëson të njiheni me një sërë dispozita, urtësi dhe meditime rreth këtij muaji të bekuar.
Autor : Një Grup Hoxhallarësh
Rishikim : Driton Lekaj
Source : http://www.islamhouse.com/p/231890
- Kurani Fisnik dhe përkthimi i domethënieve të tij në gjuhën shqipeKy është përkthimi më i njohur i domethënieve të Kuranit Fisnik në shqip. Ky botim ka pas fatin të botohet nga Kompleksi i Mbretit Fehd për botimin e Kuranit si dhe është i vetmi përkthim që është i shoqëruar me komentim.
Botuesi : Kompleksi i Mbretit Fehd për Botimin e Kuranit
Source : http://www.islamhouse.com/p/232
- Islami dhe Krishterizmi“Viteve të fundit publiku shqiptar është ballafaquar me literaturë të shumtë rreth Islamit dhe Krishterimit. Libri të cilin e keni në duar synon që të japë një pikëpamje alternative në shumicën e çështjeve të cilat i ndajnë këto dy besime. Duke konsultuar burime autoktone të dy besimeve sikur edhe duke hyrë në thellësinë e dorëshkrimeve të vjetra të shkrimeve kristiane, e edhe atyre kur‟anore gjithashtu, kemi dhënë ide të përgjithshme për çështje si: a është Jezusi (Isai a.s) Zot, a u kryqëzua ai për të na larë nga mëkatet, cila është Fjala e pandryshuar e Perëndisë – Bibla apo Kurani, etj.”
Source : http://www.islamhouse.com/p/314473
- Teuhidi dhe ShirkuTeuhidi dhe Shirku: Në këtë libër hoxha i nderuar, Muhamed Xhemil Zejno (Allahu e mëshiroftë), sqaron rëndësinë dhe vlerën e teuhidit – njësimit të Allahut dhe dëmin e shirkut – adhurimit të dikujt tjetër pos Allahut. Ai gjithashtu sqaron shirkun e madh dhe llojet e tij si dhe shirkun e vogël me llojet e tij, ku dhe tërheq vërejtjen nga disa forma të tyre të cilat i veprojnë njerëzit.
Autor : Muhamed Xhemil Zejno
Rishikim : Ekrem Avdiu
Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com
Source : http://www.islamhouse.com/p/332075
- Etika IslameKy është një libër përmbledhës që përmban një varg rregullash për të cilat ka nevojë muslimani gjatë jetës së tij të përditshme. Këtë libër ia paraqes si këshillë umetit: Mësim për të paditurin, përkujtim për harrestarin dhe vërej-tje për shpërfillësin e këtyre rregullave. Ky libër është këshillë për besimtarin, që të jetojë me udhëzimet e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)
Autor : AbdulHamid b. Abdurr-Rrahman Es Suhejbani
Rishikim : Umer Musa
Përkthim : Ferid Selimi
Source : http://www.islamhouse.com/p/306584












