Shqip - Suretu El Kadr - Kurani Fisnik

Kurani Fisnik » Shqip » Suretu El Kadr

Choose the reader


Shqip

Suretu El Kadr - Vargjet Numri 5
إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ ( 1 ) El Kadr - Ayaa 1
Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit.
وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ ( 2 ) El Kadr - Ayaa 2
E ç’të bëri ty të dijsh se ç’është nata e Kadrit?
لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِّنْ أَلْفِ شَهْرٍ ( 3 ) El Kadr - Ayaa 3
Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
تَنَزَّلُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِم مِّن كُلِّ أَمْرٍ ( 4 ) El Kadr - Ayaa 4
Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
سَلَامٌ هِيَ حَتَّىٰ مَطْلَعِ الْفَجْرِ ( 5 ) El Kadr - Ayaa 5
Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.

Random Books

  • Shefati, ndërmjetësimi në Ditën e GjykimitKy libër shtjellon një ndër tematikat më të rëndësishme të akides e që është: “Shefati - Ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit” dhe në shtjellimin e së cilës kanë devijuar grupe të shumta. Autori sjell besimin e Ehlu Sunetit rreth Shefatit, i cili është besimi mesatar dhe i vërtetë në këtë çështje. Shejhu i nderuar e trajton këtë temë përmes disa kapitujve, si: Kuptimi i shefatit dhe argumentet që e vërtetojnë atë dhe dallimi mes shefatit në këtë botë dhe në tjetrën, llojet e shefatit të Pejgamberit (alejhis salatu ues selam) dhe kush bën shefat përveç tij, kushtet e shefatit dhe shkaqet e përfitimit të tij dhe në fund flet rreth shefatit sipas kundërshtarëve të Ehlu Sunetit dhe përgjigja ndaj tyre.

    Autor : Nasir b. Abdurr-Rrahman El Xhudej

    Rishikim : Justinian Topulli

    Përkthim : Altin Plumbi

    Botuesi : Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org

    Source : http://www.islamhouse.com/p/354324

    Download :Shefati, ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit

  • Gabime në të cilat bien disa haxhilerëKy libërth sqaron disa nga ritualet e haxhit, duke bërë të qartë mënyrën e saktë të kryerjes së tyre në pajtim me traditën e Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe duke tërhequr vërejtjen nga gabimet në të cilat bien disa haxhilerë. Këto rituale dhe gabimet në to janë: Ihrami, tavafi, dy rekatet pas tavafit, ngjitja mbi Safa dhe Merve, qëndrimi në Arafat, hedhja e gurëve, tavafi lamtumirës.

    Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin

    Përkthim : Driton Lekaj

    Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com

    Source : http://www.islamhouse.com/p/327422

    Download :Gabime në të cilat bien disa haxhilerëGabime në të cilat bien disa haxhilerë

  • Rijadus SalihinNjë ndër enciklopeditë më të njohura të Hadithit. Ky libër do të jetë udhërrëfyes për secilin që ndi¬hmohet me të dhe shërbehet në kërkimin dhe veprimin e veprave të mira, si dhe do të jetë ndalesë prej të këqijave dhe katas¬trofave të ndryshme. Me pak fjalë ky libër është një ndër librat pa të cilat nuk duhet të mbetet shtëpia e myslimanit.

    Autor : Ebu Zekerija En Nevevi

    Source : http://www.islamhouse.com/p/231837

    Download :Rijadus SalihinRijadus Salihin

  • Dyzet Hadithe nga Imam NeveviuKy është një ndër librat e shkurtra (El Metn) më të njohura. Këto dyzet hadithe janë të përmendura pa zinxhirin e transmetimit dhe përfshinë fusha të ndryshme islame, ku çdo hadith prej tyre konsiderohet si një bazë madhështore e bazave të fesë. Çdo musliman duhet t’i dijë këto hadithe për shkak të rëndësisë së mësimeve të cilat i përmbajnë.

    Autor : Ebu Zekerija En Nevevi

    Rishikim : Driton Lekaj

    Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com

    Source : http://www.islamhouse.com/p/354802

    Download :Dyzet Hadithe nga Imam Neveviu

  • Porosi KuranoreKy libër është tërheqës dhe i veçantë në përpilimin e tij. Libri është i ndarë në tematika të ndryshme të cilat argumentohen me ajete të ndryshme Kuranore që kanë të bëjnë me këto tematika. Ky libër është i dobishëm edhe për të gjithë ata që përgatitin ndonjë ligjëratë dhe iu intereson ndarja tematikore e ajeteve. M.M. Pikthal & M. Fateh Muhammad

    Rishikim : Driton Lekaj

    Përkthim : Fehim Dragusha

    Source : http://www.islamhouse.com/p/228778

    Download :Porosi KuranorePorosi Kuranore