Shqip - Suretu Ez Zelzele - Kurani Fisnik

Kurani Fisnik » Shqip » Suretu Ez Zelzele

Choose the reader


Shqip

Suretu Ez Zelzele - Vargjet Numri 8
إِذَا زُلْزِلَتِ الْأَرْضُ زِلْزَالَهَا ( 1 ) Ez Zelzele - Ayaa 1
Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme,
وَأَخْرَجَتِ الْأَرْضُ أَثْقَالَهَا ( 2 ) Ez Zelzele - Ayaa 2
Dhe të nxjerrë toka atë që ka në mbrendinë e saj (barrën nga brenda),
وَقَالَ الْإِنسَانُ مَا لَهَا ( 3 ) Ez Zelzele - Ayaa 3
Dhe njeriu të thotë: “ç’ka kjo (që bën këtë dridhje)?”
يَوْمَئِذٍ تُحَدِّثُ أَخْبَارَهَا ( 4 ) Ez Zelzele - Ayaa 4
Atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta,
بِأَنَّ رَبَّكَ أَوْحَىٰ لَهَا ( 5 ) Ez Zelzele - Ayaa 5
Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë.
يَوْمَئِذٍ يَصْدُرُ النَّاسُ أَشْتَاتًا لِّيُرَوْا أَعْمَالَهُمْ ( 6 ) Ez Zelzele - Ayaa 6
Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre.
فَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَهُ ( 7 ) Ez Zelzele - Ayaa 7
E kushe punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë.
وَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَهُ ( 8 ) Ez Zelzele - Ayaa 8
Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë.

Random Books

  • Rregullat e Agjërimit, Teravive dhe Zekatul FitritKy libërth i shkruar nga dijetari Ibn El Uthejmin ngërthen në vete një mori rregullash të cilat lidhen me Agjërimin, Teravitë dhe Zekatul Fitrin. Me një metodë të lehtë dhe të kuptuar, dijetari i nderuar i përmend këto dispozita dhe rregulla të cilat janë të domosdoshme për ta kryer adhurimin e agjërimit dhe adhurimet e tjera që e pasojnë në mënyrën më të mirë.

    Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin

    Përkthim : Driton Lekaj

    Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com

    Source : http://www.islamhouse.com/p/231844

    Download :Rregullat e Agjërimit, Teravive dhe Zekatul FitritRregullat e Agjërimit, Teravive dhe Zekatul Fitrit

  • Një mesazh i vetëm!Ky libër flet për mesazhin e vetëm me të cilin janë ngarkuar tërë pejgamberët dhe të dërguarit që nga koha e Ademit e deri te pejgamberi ynë, Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Si dhe dallohet për shkak të vërtetimit të njëshmërisë së Allahut – monoteizmit përmes librave të krishterëve dhe jehudëve (Dhjata e vjetër dhe e re), të cilat i posedojnë tash para vetes.

    Autor : Naxhi b. Ibrahim El Arfexh

    Përkthim : Bledar Haxhiu

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314454

    Download :Një mesazh i vetëm!Një mesazh i vetëm!

  • Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësKy libërth flet për vlerën e ditës së Xhuma dhe veçoritë me të cilat Allahu i lartësuar e ka dalluar nga ditët e tjera. Gjithashtu flet edhe për shumë dispozita që kanë të bëjnë me ditën e Xhuma në përgjithësi dhe me namazin e xhumasë në veçanti.

    Autor : Salih El Kurdi

    Përkthim : Selim Sulejmani

    Source : http://www.islamhouse.com/p/329572

    Download :Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës

  • Përmbledhje tregimeshPërmbledhje tregimesh: Është libër i cili ka përmbledhur një sërë tregimesh islame për fëmijë, të cilat janë të shkruara me një metodologji të përshtatshme për fëmijët. Tregimet janë edukative dhe janë marrë nga Libri i Allahut - Kurani, Tradita profetike – Suneti dhe historia islame.

    Autor : Muhamed Muveffek Selime - Muhamed Munir El Xhenbaz - Muhjid-din Selime

    Përkthim : Irfan Salihu

    Botuesi : Komiteti i Lartë Saudit në ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës.

    Source : http://www.islamhouse.com/p/329565

    Download :Përmbledhje tregimeshPërmbledhje tregimesh

  • Kurani Fisnik dhe përkthimi i domethënieve të tij në gjuhën shqipeKy është përkthimi më i njohur i domethënieve të Kuranit Fisnik në shqip. Ky botim ka pas fatin të botohet nga Kompleksi i Mbretit Fehd për botimin e Kuranit si dhe është i vetmi përkthim që është i shoqëruar me komentim.

    Botuesi : Kompleksi i Mbretit Fehd për Botimin e Kuranit

    Source : http://www.islamhouse.com/p/232

    Download :Kurani Fisnik dhe përkthimi i domethënieve të tij në gjuhën shqipe